Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Top Channel ka biseduar sot me prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, ndërsa mesazhi që japin është fisnik!

“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.

“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.

Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen: Deri tani nuk kemi asnjë informacion.