Peci bën edhe një reagim për refuzimin e grantit për gratë e Krushës: A e dini se Fahrije Hoti ishte paditur nga ministria në vitin 2017
Vazhdon të mbetet aktuale dhënia e granteve nga Ministria e Bujqësisë për njerëz të afërt me pushtetin. Bujë bënë grantet që ju dhanë vëllait e dajës së deputetes të Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, të dyve nga 100 mijë euro, gjithashtu edhe këshilltarit të ministrit Peci. Teksa granti u është refuzuar grave të Krushës.
Lidhur me refuzimin e grantit për gratë e Krushës është deklaruar sërish ministri Faton Peci, ai ka thënë se në vitin 2017 ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrije Hotin nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, duke iu kërkuar kthimi i 17,800 eurove.
Sipas Pecit këtë informacion “në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK)”.
Ai thotë se nesër do të tregojë se “Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj”.
Postimi i tij i plotë:
Tash a Kushës a Krushës me jau kthy cent m'cent?
A e dini që në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur znj. Fahrie Hoti përkatësisht Kooperativën Bujqësore "KRUSHA" dhe i ka kërkuar kthimin e 17,800 eurove që i kishin fituar si grant? Tash e dini. Media kemi pasur edhe në vitin 2017. Por në lajme nuk e kemi parë asnjëherë. Për rikujtim në vitin 2017, qeverisnin bashkë LDK dhe PDK. Kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK). Ministër i Bujqësisë ishte Memli Krasniqi (PDK).
Kurse nesër do t'iu tregoj se si Grave të Krushës u janë refuzuar grantet edhe nga qeveria Haradinaj.