Kjo është gjendja e dy të plagosurve nga arma e zjarrit në Prishtinë
Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi sot në Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
“Gjendja e tyre është stabile”, tha drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Janë duke u trajtuar në Qendren Emergjente”, shtoi ai.
Syla theksoi se tutje do të shikojnë se si do të vazhdojë trajtimi i tyre.
Ndërkaq lidhur me rastin, më herët policia njoftoi se është arrestuar njëri prej të dyshuarve.