Pas miratimit të buxhetit, Kusari-Lila bën “selfie” me Grupin Parlamentar të LVV-së, opozita mungon
Pasi u miratua në lexim të dytë Projektbuxheti për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2025, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila ka bërë një “selfie” me deputetët e pozitës.
Buxheti u votua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Opozita e kundërshtoi këtë projektbuxhet dhe në momentin e votimit nuk qe e pranishme në sallë.