Sekuestrohen artefaktet e vjedhura nga një varrezë etruske në Itali

Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë sekuestruar artefakte të gërmuara ilegalisht nga një varrezë etruske në rajonin e Umbrias dhe po hetojnë dy persona të dyshuar për vjedhjen e urnave, sarkofagëve dhe sendeve të tjera me vlerë tetë milionë euro për t’i shitur në tregun e zi.

Artefaktet u zbuluan pranë një varreze tjetër etruske të zbuluar nga një fermer në vitin 2015, dhe fotot e artikujve që qarkullonin në tregun e zi ngjanin me sendet e gjetura nga fermeri, raporton AP. Duke përdorur një dron për fotografim nga ajri dhe përgjime telefonike, policia ka gjetur vendndodhjen e gërmimit, ku ka gjetur edhe dy sarkofagë të princeshave etruske, urna, kontejnerë parfumi dhe një krehër.

Qytetërimi etrusk ekzistonte rreth vitit 900 para Krishtit, deri në vitin 27 p.e.s. në Italinë qendrore, kryesisht midis lumenjve Tiber dhe Arno, duke mbuluar pjesë të Toskanës së sotme, Umbria dhe Lacio. /abcnews