Von der Leyen ia shpëton jetën një pasagjeri në një aeroplan për në Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shpëtuar një pasagjer në një fluturim të kompanisë zvicerane nga Cyrihu për në Bruksel, i cili kishte probleme të rënda shëndetësore, duke ia dhënë ndihmën e parë.

Von der Leyen, e cila me profesion është mjeke, iu përgjigj thirrjes së ekuipazhit të fluturimit, i cili zakonisht në situata të tilla pyeste nëse ndonjë nga pasagjerët mund të ndihmonte një person që kishte probleme të rënda shëndetësore.

Ajo vazhdoi të jepte ndihmën e parë, derisa avioni zviceran bëri ulje në Bruksel, ku mjeku i urgjencës mori përsipër pacientin.

Zëdhënësja e BE-së konfirmoi për Bild-in se presidentja e Komisionit Evropian ia dha ndihmën e parë një pasagjeri që u sëmur në avion. /abcnews