Opozita lëshon sallën ku po diskutohet buxheti i vitit 2025 [foto]

Deputetët e tri partive opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit, në të cilën po diskutohet Projektligji për buxhetin e vitit 2025.

Gjatë debatit, deputetët e parive opozitare kanë kritikuar ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm, ndërsa nga LDK-ja kanë kërkuar që presidentja Vjosa Osmani të mos e nënshkruajë projektligjin në rast se votohet sot në Kuvend.

Në sallën e Kuvendit kanë mbetur vetëm deputetët e LVV-së. /Zëri