Tahiri nga PDK-ja: Ky është buxhet i kontaminuar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ky buxhet është buxhet i kontaminuar.

Sipas tij, votimi i këtij projektbuxheti do të thotë mbështetje e skemave kriminale.

“Kërkoj që ky buxhet të mos vihet fare në lexim të dytë. Kanë dalë një mori ngjarjesh kriminale. Votimi i këtij projektbuxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar. Duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të thellë dhe jo në procedura të përshpejtuara. Këta njerëz që kanë marrë skemat kriminale, 30 për qind nga subvencionet dhe grantet do t’i marrin edhe vitin tjetër. Kërkoj që ky projekt të kthehet prapa”, ka thënë ai. /EO