Policia gjen armë në kulmin e një ndërtese në veri të Mitrovicës
Në njërën nga tri objektet e njohura si “Vampirusha” në pjesën veriore të Mitrovicës mëngjesin e sotëm është gjetur një armë.
Zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Kossev-in se arma është gjetur në kulmin e ndërtesës, ku pas një lajmërimi ka ardhur policia, transmeton Zeri.info.
Ai nuk mundi të specifikojë se çfarë u gjet, por konfirmoi se mes armëve kishte një pushkë kallashnikovi, gëzhoja...
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe policia ka nisur hetimet.
Ky është konfiskimi i tretë i armëve në veri të Kosovës vetëm në tri ditët e fundit. Dy të mëparshmet ishin në Zveçan dhe Zubin Potok. /Zëri