Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit me lot në sy protestojnë te shkolla “Fan Noli”
Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin C. nga bashkëmoshatari i tij, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Prindër të nxënësve e qytetarë janë mbledhur në një protestë pranë shkollës, ku me lot në sy kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me ngjarjen. Një nga të pranishmet u shpreh se shteti duhet të marrë masa për këtë ngjarje, duke kërkuar dënim kapital për autorët.
Pasi kanë protestuar pranë shkollës qytetarë e prindër janë nisur në një marshim drejt Ministrisë së Arsimit. /euronews