KESCO me këshilla për kursim të energjisë për të marrë fatura më të ulëta

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve të përdorin energjinë elektrike me tarifat e natës, pas orës 22:00 kur çmimi është më i ulët, raporton Ekonomia Online.

Në këtë thirrje drejtuar konsumatorëve, KESCO ka treguar se për konsum deri në 800 kilovatë në orë paguhet çmim më i ulët derisa mbi 800 kilovatë në orë, çmimi është më i lartë.

“Në një rast me konsum prej 1600 kWh, duke përdorur përqindjet mesatare të shpenzimit: 67% gjatë ditës (tarifa e lartë). 33% gjatë natës (tarifa e ulët, pas orës 22:00). 800 kWh të para kushtojnë 50.57 euro. 800 kWh tjerë, pra nga 801 deri 1600 kushtojnë 87.78 euro, për shkak të tarifës më të lartë në bllokun e dytë”, kanë njoftuar ata duke dhënë edhe si një shembull praktik.

Ata kanë këshilluar konsumatorët që për të paguar më pak, konsumi duhet mbajtur nën 800 kilovatë.