“Mora fjalë” të bëhet himn i Kosovës?

Emisioni “Kosova Today” në Klan Kosova sot e ka trajtuar si temë këngën “Mora Fjalë” e cila u tha se u ndalua të lëshohej në stadiumin “Air Albania”.

Në lidhje me këtë, Xhavit Visoka pati një kërkesë për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai kërkoi nga ta që kënga “Mora fjalë” të bëhet himn i Kosovës.

“Kam një kërkesë, apo më mirë të them një lutje, për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që ta heqin këtë himn të Kosovës që është tani, e ta bëjnë himn të Kosovës “Mora fjalë”, u shpreh ai.