Reuters: Putini dhe Trumpi do të diskutojnë fundin e luftës në Ukrainë
Presidenti rus është i hapur për të biseduar me presidentin e sapozgjedhur amerikan për një armëpushim me Ukrainën, shkruan Reuters me etiketën “ekskluzive” dhe sjell kushtet në të cilat Vladimir Putin do të pranonte të bisedonte me Donald Trump për Ukrainën.
Reuters citoi pesë burime të njohura me situatën në Kremlin, të cilët pretendojnë se dhënia e lëshimeve të mëdha territoriale për Ukrainën është jashtë diskutimit dhe këmbëngulin që Kievi të braktisë anëtarësimin në NATO.
Trumpi, premtoi se do t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë kur të vijë në pushtet. Në atë kohë, rusët intensifikuan aktivitetet ushtarake dhe avancimet në frontin ukrainas, në mënyrë që, sipas ekspertëve, të kishin një pozicion më të mirë kur dhe nëse zhvillohen negociatat.
Reuters kujton se Moska kontrollon një pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas me madhësinë e shtetit federal të Virxhinias dhe se trupat ruse po përparojnë me të njëjtën shpejtësi si në fillim të pushtimit, apo agresionit kundër Ukrainës në shkurt 2022.