Kurti viziton depon e furnizimit të fundit të armatimit për FSK-në [video]
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë ka vizituar njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë tonë.
Kurti ka qenë i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”.
“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, shkroi Kurti. /Zëri