Dita Botërore e Fëmijëve, Kurti: Janë rruga e duhur për të ardhme të qëndrueshme
Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fëmijët janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme të Kosovës.
Gjatë mandati të tij, Kurti ka njoftuar se për herë të parë janë dyfishuar shtesat e fëmijëve dhe lehonave.
“Jemi bashkë sot e të përbashkuar çdo ditë se investimi për fëmijët është rruga e duhur për një të ardhme të qëndrueshme për të rritur breza te shëndosh dhe të edukuar. Po rrisim politikat sociale që të jetojnë në një ambient të sigurt. Për herë të parë ne po i ndajmë shtesa dhe nënave lehona, është bërë dy trefishimi i shtesave. Kemi krijuar masën e punësimit Qeveria për familje. Për herë të parë mundësojmë strehimin e fëmijëve deri në moshën 26. Kujdesemi edhe për kujdesin fizik dhe të gjitha këto brenda aktiviteteve shkollore. Kemi subvencionuar materialet shkollore për herë të parë kemi bërë rishikime të librit të gjuhës shqipe. Fëmijët me nevoja të veçanta iu ofrojmë asistencë stigma nëpër shkolla nuk ka vend në vendin tonë. Qeveria jonë është duke punuar të sjellë ndryshime thelbësore jemi të përkushtuar në mbushjen e obligimeve te caktuar në Konventën e Fëmijëve. Tash e pesë vjet Kosova ka të drejtën për mbrojtje të fëmijës”, tha Kurti.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka potencuar angazhimin e Ministrisë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
“Këtë vit tema universale është ‘Dëgjoni të ardhmen’, fëmijët janë të mbarë kur janë të dëgjueshme. Sot edhe këto ditë po vërtetohet edhe më shumë se edhe ne duhet t’i dëgjojmë fëmijët. Andaj edhe në politikat tona fëmijët janë në qendër në zhvillimin e procesit, politika po ashtu janë të përfshirë. Ministra e Arsimit është në gatishmëri për mbrojtje dhe siguri të fëmijëve, sot shënon javën kundër braktisjes së shkollës përfshihen aktivitete për adresimin dhe mos braktisjen e fëmijëve. Do të vazhdojmë pa u ndalë për fëmijët në Kosovë e drejta e fëmijëve është primare”, ka thënë Nagavci.
Habit Hajredini, drejtor i zyrës në 2QM/ 2KM ka thënë se është arritur që 34 ekipe të formohen për të drejtat e fëmijëve për të ngritur kapacitet.
“Kemi arritur të themelojmë 34 ekipe për të drejtat e fëmijëve dhe ajo që është me rëndësi kemi zhvilluar platformë për të drejtat e fëmijëve që synon të drejtat e tyre. Ne jemi të obliguar të raportojmë në konventën e fëmijëve. Bashkëpunimi me shoqërinë civile kemi arritur ne që të ngremë kapacitetet e profesionistëve në nivel lokal dhe po punojmë në ngritje e vetëdijes në shumë fusha”, ka thënë ai.
Veronika Vaschenko, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, ka theksuar se është koha të mbrohet e drejta e fëmijëve, e cila ndikon në zhvillim e integrim të vendit.
“Është nderi im, sot festojmë ditën e fëmijëve është një kujtim i bukur që para 20 viteve është formuar Komiteti i të Drejtave të Fëmijëve. Ne jemi këtu për të dëgjuar fëmijët dhe të gjithë fëmijët këtu janë të rëndësishëm dhe kjo ditë duhet festuar dhe të jemi të qartë dhe ta konfirmojmë që fëmijët kanë drejtën e tyre. Është koha të tregojmë se ne mund t’i mbrojmë fëmijët. Kosova për të pasur një zhvillim ekonomik dhe të ardhme duhet të sigurojë mbrojtje fëmijëve”, ka thënë Vaschenko.
Në fund, Kurti ka mbajtur diskutim me fëmijët për të adresuar çështje e sfidat që po përballen fëmijët në Kosovë. /EO