“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrau shokun e klasës
A2 CNN ka zbardhur dëshminë e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Sipas burimeve, pasditen e së martës ai është marrë në pyetje dhe ka deklaruar: “Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi dorasi.
I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë.
Ndërkohë, as thikën nuk ka treguar se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër. /A2 Televizion