Leroy Sane për të ardhmen e tij te Bayerni: Jemi në bisedime për kontratë të re

Sulmuesi Leroy Sane ka folur për të ardhmen e tij te Bayern Munich.

Duke folur për “Bild”, Sane u shpreh se të dy palët janë në bisedime, pasi fokusi i tij për momentin është vetëm Bayerni.

“Jemi në bisedime, ndihem rehat në Munih. Ndihem shumë rehat. Bisedimet janë shumë të mira. Fokusi im për momentin është vetëm te FC Bayern”, theksoi ai.

Sane ka folur edhe për spekulimet që e lidhin atë me Manchester Unitedin dhe Arsenalin për transferim falas në vitin 2025.

“Unë ndjek futbollin e Premierligës. Por tërheqja për mua qëndron në klubin ku mund të tregoj performancën time më të mirë, të zhvillohem dhe të fitoj tituj. E kam atë te FC Bayern. Ne vazhdojmë të flasim”, u shpreh ai.

Sane aktualisht ka kontratë të vlefshme me bavarezët deri më 30 qershor të vitit 2025. /Zëri