Viktor Gyokeres, golashënuesi më i mirë i Ligës së Kombeve

Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres, shënoi katër gola të martën mbrëma për të kaluar Erling Haaland si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kombeve.

Gyokeresi e nisi mbrëmjen me pesë gola nga pesë ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Goli i tij i tretë i natës kundër Azerbajxhanit në minutën e 58-të e çoi yllin e Sporting Lisbonës në tetë gola në gjashtë ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve, një më shumë se Haalandi.

Suedezi – një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror këtë sezon – nuk u ndal me kaq dhe shtoi golin e tij të katërt në lojë menjëherë më pas.

Haalandi kishte qenë golashënuesi më i mirë përpara mbrëmjes së fundit të ndeshjeve pasi sulmuesi i Manchester City shënoi shtatë gola për Norvegjinë, duke përfshirë një het-trik në fitoren 5-0 ndaj Kazakistanit të dielën. /telegrafi