Një nuse në Rahovec sulmohet nga vjehrri dhe kunati i saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec.

Sipas Policisë, të martën viktima femër ka raportuar se më 30 tetor, pas një mosmarrëveshjeje në familje, është sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe kunati i saj, transmeton Zeri.info.

“Sipas viktimës, ajo ishte kanosur edhe me armë zjarri. Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri