Patrulla e KFOR-it vërejti katër automjete që hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndërhyn në veri

Të martën në fshatin Bune të Zubin Potokut njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur tri vetura dhe një furgon, që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë.

Pas kësaj, njësia policore i është përgjigjur rastit, ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar.

“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe joalkoolike. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri