Sylvinho pas humbje nga Ukraina: Dy golat e shpejtë na vranë, duhet të përmirësohemi
Shqipëria është mposhtur nga Ukraina, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 1-2.
Golat për Ukrainën i shënuan Zinchenko (5’), kurse të dytin e realizoi Yaremchuk (10’). Kurse për Shqipërinë realizoi Nedim Bajrami përmes penalltisë në minutën e 75-të.
Pas ndeshjes tashmë është deklaruar edhe trajneri Sylvinho ku u shpreh se dy golat e shpejtë ishin vrastarë.
“Dy golat e shpejtë ishin vrastarë. Kjo na ka ndodhur edhe me Çekinë, Duhet të rritemi sepse ky është nivel i lartë ku luajmë dhe duhet të kapim ritmin. Një vit më parë fituam grupin si të parët dhe shkuam në Evropian të gjithë si grup dhe sot kemi gabuar të gjithë si grup.
Ndërsa sot mbyllëm Ligën e Kombeve, në vend të fundit, por një gol vendoste shumë dhe mund të dilnim në vendin e dytë, por i tillë është futbolli. Kjo na bën të përmirësohemi për në vazhdim”, tha Sylvinho
Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C. /Zëri