Pas humbjes nga Ukraina, Hoxha: Dhamë gjithçka por s’ia arritëm

Shqipëria është mposhtur nga Ukraina, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 1-2.

Golat për Ukrainën i shënuan Zinchenko (5’), kurse të dytin e realizoi Yaremchuk (10’). Kurse për Shqipërinë realizoi Nedim Bajrami përmes penalltisë në minutën e 75-të.

Pas ndeshjes ka folur Arbër Hoxha, ku tha se dhamë gjithçka nga vetja por nuk ia arritëm

“Pjesën e parë nuk u qasëm si duhet, por në pjesën e dytë dhamë gjithçka për ta kthyer rezultatin, por nuk ia arritëm. Ata kanë kualitet shumë të madh dhe është shumë e vështirë me kthy dy gola. Trajneri na motivoi shumë dhe dhamë gjithçka nga vetja”, tha Arbër Hoxha.

Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C. /Zëri