Notat e lojtarëve: Shqipëri 1-2 Ukrainë, Asllani dhe Strakosha më të mirët te “kuqezinjtë”
Shqipëria është mposhtur nga Ukraina, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 1-2.
Golat për Ukrainën i shënuan Zinchenko (5’), kurse të dytin e realizoi Yaremchuk (10’). Kurse për Shqipërinë realizoi Nedim Bajrami përmes penalltisë në minutën e 75-të.
Në këtë ndeshje, më të mirët ishin Kristjan Asllani dhe Sudakov të cilët u vlerësuan me notat 7.7 nga “Sofascore”.
Notë të mirë morën edhe Strakosha 7.5 dhe Qazim Laçi 7.2 te kuqezinjtë.
Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C. /Zëri
Notat e të gjithë lojtarëve:
https://www.sofascore.com/football/match/ukraine-albania/PTbsbUb#id:12057877