Shqipëria pëson humbje nga Ukraina në “Air Albania”
Shqipëria është mposhtur nga Ukraina, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 1-2.
Golat për Ukrainën i shënuan Zinchenko (5’), kurse të dytin e realizoi Yaremchuk (10’).
Kurse për Shqipërinë realizoi Nedim Bajrami përmes penalltisë në minutën e 75-të.
ë GOAL | ë Albania 1-2 Ukraine ë | Nedim Bajramipic.twitter.com/xBTXYGhldT
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 19, 2024
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi 1-2.
Kësisoj, me këtë humbje Shqipëria e përfundon kampanjën e Ligës së Kombeve në pozitën e katërt në grupin 1 të Ligës B, me shtatë pike, kurse Ukraina është e dyta me tetë sosh.
Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C. /Zëri