1 mijë ditë luftë, Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën deri në fitore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se fitorja e luftës së Ukrainës do të jetë fitore e Evropës.

Osmani në “X”, ka shkruar se tashmë janë bërë 1 mijë ditë që kur Rusia ka nisur luftën e paprovokuar kundër Ukrainës, shkruan Zeri.info.

Po ashtu, presidentja Osmani ka theksuar se, Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja.

“1000 ditë të luftës së paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. 1000 ditë qëndrueshmërie të jashtëzakonshme, forcë të palëkundur dhe një shpirt të pandërprerë të popullit ukrainas. Fitorja e Ukrainës do të jetë fitorja e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, ka shkruar Osmani. /Zëri