Rodri prezanton “Topin e Artë” të shtunën në ndeshjen Man City – Tottenham
\Mesfushori, Rodri do të prezantohet me “Topin e Artë” në stadiumin “Etihad” këtë të shtunë.
Siç bënë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Rodri do të prezantojë “Topin e Artë” përpara ndeshjes Manchester City – Tottenham.
Kujtojmë se, Rodri arriti ta fitojë “Topin e Artë” në fund të muajit tetor, në një ceremony të zhvilluar në Paris, duke mposhtur në garë të ngushtë Vinicius Jr dhe Jude Bellingham. /Zëri