Interi dëshiron Chiesan në formë huazimi në janar

Inter Milan është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpoolit, Federico Chiesa në një huazim afatshkurtër në afatin kalimtar të janarit, sipas raportimeve të “Mirror”.

Italiani u transferua në “Anfield” nga Juventusi vetëm verën e kaluar, por 27-vjeçari deri më tani ka bërë tre paraqitje për Reds në të gjitha garat, duke kontribuar vetëm me një asistim.

Chiesa aktualisht ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2028. /Zëri