Zyrtare: Genoa shkarkon trajnerin, Gilardino

Genoa ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin, Alberto Gilardino.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi Italian, përmes një komunikate në faqen zyrtare në platformën “X”.

“Genoa CFC njofton se Alberto Gilardino është liruar nga detyra.

Kompania falenderon zotin Gilardino për qëllimet e arritura së bashku ndër vite dhe i uron atij më të mirat në karrierën e tij”, thuhet në komunikate.

Gilardino largohet nga ekipi që ka 10 pikë nga 12 ndeshje dhe është vetëm një pozicion dhe një pikë larg zonës së rënies. /Zëri