Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi, shpalli vendimin për çështjen penale nr. 60, akti datë 11.11.2024.

Vendimi lidhet me ankimet e paraqitura nga personat nën hetim, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, kundër vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Objekti i ankimeve përfshinte kundërshtimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024, dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024, të cilat kishin të bënin me masat e sigurimit personal të përcaktuara ndaj të pandehurve.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 125, datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

– Konfirmimin e vendimit nr. 130, datë 23.10.2024, të po së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi;

“Ky vendim e lë në fuqi masën e sigurimit personal të përcaktuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë”, thuhet në njoftim.