Vrau 14-vjeçarin në shkollë, autori tregon thikën në rrjetet sociale
Janë siguruar pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë.
Siç shihet, ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martini Canin, duke ia marrë jetën.
Po ashtu autori pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.
Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar. /tch