Qeveria me mbledhje elektronike, merr tri vendime
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.
Këto janë vendimet që janë marrë në këtë mbledhje:
- Ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit;
- Ka ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës në Belfast, me qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave;
- Ka aprovuar kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transferim dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.