Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të
Fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në Prishtinë prezanton “Studimin e Rinisë 2024”.
Në këtë prezantim po marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.
Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.
Kurti tha se rritja ekonomike, progresi demokratik tregon se ky vend ia vlen fortë të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.
“Jemi të vendosur të punojmë që të kthehen ata që shkuan, të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, tha Kurti. /EO