Një grua e raporton Spitalin e Prizrenit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj burrit të saj

Një rast i trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor është raportuar të hënën në Polici.

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj, me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti është duke u hetuar. /Zëri