Kurti i gëzohet fitores së Kosovës: Na kanë kënaqur me lojën e bukur

Kryeministri Albin Kurti ka ndjekur mbrëmë nga afër përballjen e Kombëtares së Kosovës me atë të Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurti i është gëzuar rezultatit 1-0 për Kosovën, ndërsa ka thënë se lojtarët tanë na kanë kënaqur me lojën e bukur, transmeton Zeri.info.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi të tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, shkroi Kurti. /Zëri