Forumi i Rinisë i LDK-së sot dorëzon kallëzim penal në Prokurori
Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se sot do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e kallëzimit penal.
“Më 19 nëntor, në orën 9:00, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës. Pas dorëzimit të kallëzimit, Forumi i Rinisë deklarohet para medieve”, thuhet në njoftim.