Atentat në Tiranë, vritet me armë zjarri një 28-vjeçar
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, ndersa viktimë ka mbetur një 28-vjecar i identifikuar si Klajdi Prendi.
Mësohet se Prendi është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona, si dëshmitarë okularë. /abcnews