Sulm me thikë në New York: Dy të vrarë dhe një i plagosur, arrestohet një 51-vjeçar

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Manhatan, në New York.

Autori, një 51-vjeçar, është arrestuar nga policia pas ngjarjes, teksa u sekuestruan edhe dy thikat që përdori për krimin.

51-vjeçari, një i pastrehë, ishte dënuar në një çështje penale disa muaj më parë, tha kryebashkiaku i New York-ut, pa dhënë detaje të tjera.

Shefi i policisë, Xhosef Keni tha se sulmet ndodhën në një hark kohor prej dy orësh. /abcnews