Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automatikisht në nominim

Xheneta Fetahu vazhdon të jetë një nga banoret më të zëshme në shtëpinë e famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo tashmë është përfshirë në disa debate me banorët e tjerë, e së fundmi një të tillë e kishte edhe me boksierin Drilon Rama.

E njëjta u kritikua tejet shumë për sjelljet e saj, gjuhën dhe fjalorin karshi të tjerëve.

Në lidhje me këtë, Vëllai i Madh ka marrë një vendim për konkurrenten e lartpërmendur.

Asaj i kumtohet se do të shkojë direkt në televotim, bashkë me banorin tjetërin Eduart Kuqi.

Kjo nëse i shpëton nominimit në natës së sotme (e hënë), ku është në garë me Drenusha Latifin, pas avantazhit të Gresës.

Pritet të shihet se si do të jetë rrjedhoja e gjithë kësaj në Big Brother. /telegrafi