Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari: Nuk po kupton, po e luan mangupin
Eduart Kuqi është njëri nga banorët më të rinj të Big Brother VIP Kosova 3.
Ai me të hyrë brenda ka filluar me provokime e një të tillë e ka bërë edhe kundrejt Xheneta Fetahut.
I njëjti shihet duke ndërhyrë mes çiftit, saqë edhe ka vazhduar në përplasje mes tyre.
Klipi u shfaq në spektaklin e natës së sotme (e hënë), teksa sqarojnë gjithë situatën.
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë
“Nuk pajtohem me provokimin që e ka bërë. Kjo më ka prekur. Ky nuk po kupton, po e luan mangupin. Nuk i frikësohem askujt. Të paktën falje duhet me kërku”, u shpreh ai.
Të njëjtit më pas janë sqaruar dhe kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin. /telegrafi