Notat e lojtarëve: Kosovë 1-0 Lituani, Aro Muriç më i miri

Kosova ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Lituanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-0. Golin arriti ta shënojë Muharrem Jashari në minutën e pestë me asistim të Vedat Muriqi.

Në këtë ndeshje, lojtari më i mire ishe Aro Muriç i cili u vlerësua me notën 8.1 nga “SofaScore”.

Vedat Muriqi (7.8), Ilir Krasniqi (7.6) dhe Florent Hadërgjonaj (7.4), ishin prej më të mirëve në ndeshje.

Te kundërshtarët më i miri ishte Gvidas Gineitis duke u vlerësuar me notën 7.5. /Zëri

Vlerësimi i të gjithë lojtarëve:

https://www.sofascore.com/football/match/kosovo-lithuania/BVbsBNlb#id:12057780