Militao pësoi lëndim të rëndë, duhet të operohet
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, të martën do t’i nënshtrohet një operimi pas lëndimit të rëndë që e pësoi.
Militao u lëndua më 9 nëntor në fitoren e Real Madridit në La Liga ndaj Osasunas.
Braziliani ishte detyruar të largohej nga fusha pasi e lëndoi rëndë gjurin e këmbës së djathtë.
Ai pritet t’i mungojë Realit për nëntë muaj.
Ky është lëndimi i dytë i rëndë që e pëson Miliato në 15 muajt e fundit.
26-vjeçari Militao edhe në fillim të edicionit kishte probleme muskulore.
Braziliani këtë edicion ka luajtur në 17 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.