Plas Bomba...

Dyshohet fort se Shqiperia ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA & FIFA

Në këtë situatë vërtet kritikë e të vështirë që ndodhet Kosova vecmas edhe për atë skandal të turpshëm që i rezervuan rumunët të premtën e 15 nëntorit 2024 në Bukuresht gjatë ndeshjës së Nations League e kur e gjithë Europa po flet e Shqipëria po hesht...

Një miku e kolegu im i mirë e i hershëm e njëherazi një ish sportist, trajner e drejtues shumë vjecar i sportit në Kosovë [ A.K ] pasi ka lexuar në vijimësi shkrimet e qëndrimet e mia publike për këtë ngjarje më shkruan ....

Në 2006 ishim të ftuar në Frankfurt në zyrat e DFB [ federatës gjermane të futbollit ]...si miq të Sekretarit të saj të përgjithshëm z. Horst [ Rudolf ] Shmid ...ishim një grup prej 7- 8 përfaqësues të Kosovës [ A. Harraqija, A.Kasapolli, E.Rugova, N.Shoshi, F.Kongjeli, Z.Shoshi, etj ]...që kishim shkuar atje për të kërkuar mbështetjen e Gjermanisë mike në lobimin tonë për antarësimin e Kosovës për në UEFA & FIFA...

Në fund të bisedës e takimit tonë me z. Shmid i cili na dëgjoi me vëmendje e respekt të vecantë si dhe na premtojë ndihmën e mbështetjen e fuqishme të vendit të tij ndaj nesh….Ai na tha shprehimisht unë komunikojë rregullisht si me Tiranën po ashtu edhe me Beogradin sikurse do bëj edhe tani pasi tu përcjellë ju...

Por ju sigurojë e ju them me siguri absolute se kundershtari juaj më i fortë për të mos ju pranuar ju në UEFA & FIFA nuk është Serbia por Shqipëria besomni mua...

Dhe e dini pse?

Sepse Presidenti i futbollit të saj [ A.Duka] e ka shprehur haptazi por edhe ka lënë të nënkuptohet qartë e disa herë se ai e vendi i tij duan që futbollistët e talentët e Kosovës të vazhdojnë të luajnë në vazhdueshmëri vetëm për Shqipërinë...

Ne mbetëm të shtangur, na ra tavani në kokë më shkruan miku e kolegu im.

Në 3 maj të 2016 u zhvillua në një mbledhje të radhës së UEFA në Budapest votimi i fshehtë për pranimin ose jo të Kosovës në UEFA e cila aso kohe kishte 54 shtete anëtare të saj...

Nga këto vetëm 38 vende e kishin njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të lirë e të pavarur.

Pra pritëshin 38 vota në favor të Kosovës...por c'ndodhi ?

Votuan PRO saj 28 vende, abstenuan 2 e votuan kundër 24 ...nga këto 38 vende që e kishin njohur Kosoven si shtet të pavarur votuan pra Pro saj vetëm 28 ...

Pra ku shkuan 10 shtetet e tjera ''mike e njohëse'' për ke votuan ato pra kjo 10- tëshe në këte votim të fshehtë qartazi e hapur fare llogjikisht votuan kundër antarësimit të Kosovës në UEFA e me logjikë të ftohtë e absolute më shkruan e më konfirmon miku e kolegu im prej Prishtinës ...njëra nga këto vota kundër Kosovës pothuajse me siguri absolute ka qenë ajo e Shqipërisë hedhur në kutinë e votimit prej Presidentit të saj të futbollit Armando Duka.

Faktet, sjelljet e qëndrimet e mëpasme e disa vjecare të Shqipërisë ndaj Kosovës e vecmas edhe gjithë ato poshtërsi e pa besi që ''Atdheu meme'', ka bërë e vazhdon të bëjë ndaj saj afrimiteti i ndyrë e antishqiptar me Serbinë...thika pas shpine ndaj Kosovës ...gurët nën rrota edhe ndaj sportit kosovar e vecmas edhe ndaj futbollit kosovar e talenteve të tij..

Dhe kulmi ideja poshtëruese e Dukes [ me siguri absolute me pëlqimin e porosinë e Ramës mik të Vuqicit] për të organizuar një Europian të përbashkët për U-21 me Serbinë ...i vënë përfundimisht vulën cdo dyshimi për sa thashë e shkrova më sipër.

Shqipëria ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA .

Turp e skandal i madh !

A.R.D