Formacionet zyrtare: Kosovë – Lituani

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Lituani, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të fillojë në orën 20:45.

Kosova e sheh vetën në vendin e dytë me nëntë pikë, ndërsa Lituania e fundit me 0 sosh.

Në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojë kapiteni Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova për shkak të kartonave të verdhë që morën në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. /Zëri