Osmani në drekë pune me ambasadorët e vendeve të BE-së, diskutojnë për integrimin evropian të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje.

Osmani përmes një postim në rrjetin social Facebook, theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të avancuar reformat dhe për të fuqizuar partneritetin e Kosovës me shtetet anëtare të BE-së, raporton Zeri.info.

“Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.