Tottenhami po shikon ri-nënshkrimin e Harry Winks
Tottenhami po shikon mundësinë e ri-nënshkrimit të Harry Winks pasi e kishte shitur atë te Leicesteri vetëm vitin e kaluar, sipas botimit spanjoll “Fichajes”.
Thuhet se Spurs janë të vendosur të ri-nënshkruan mesfushorin, një lëvizje që mund të rezultojë në një humbje neto financiare prej rreth 22 milion euro në krahasim me tarifën e tij fillestare të transferimit.
Tottenhami thuhet se është i përgatitur të paguajë rreth 38 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar, i cili ka qenë një figurë kyçe për Leicesterin që kur iu bashkua në korrik të vitit të kaluar në një kontratë trevjeçare rreth 10 milionë funte. /Zëri