Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Prishtinë
Pas takimit ndërqeveritar mes dy kabineteve nga Kosova e Maqedonia e Veriut u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelala Sveçla, me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Pance Taskovski nënshkruan protokolli për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar.
Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku dy ministret Artane Rizvanolli e homologia e saj maqedonase vunë nënshkrimet e tyre në memorandumin për sektorin e energjisë në përputhje me politikat dhe strategjinë e tyre.
Po ashtu, memorandum u nënshkrua edhe mes dy ministrive të Arsimit nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Ministrja Arbërie Nagavci nga Kosova e Vesna Janevska nga Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.
Këto marrëveshje u nënshkruan në prani edhe të dy kryeministrave atij të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. /Rtk