Beyonce do të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të lojës NFL për Krishtlindje
Beyonce ka konfirmuar se do të kryesojë shfaqjen e pjesës së parë gjatë ndeshjes së Krishtlindjes mes Houston Texans dhe Baltimore Ravens, e cila do të mbahet në stadiumin NRG dhe do të transmetohet në Netflix.
Ky është eventi i parë i NFL-së, që do të transmetohet ekskluzivisht në platformën streaming.
Në një klip promovues, Beyonce shfaqet me një fustan kuq, bardhë dhe blu, duke qëndruar sipër një automjeti me targën “BRNCNTRY”, shkruan DailyMail.
Performanca e saj do të prodhohet nga Jesse Collins Entertainment dhe Parkwood Entertainment.
Kjo paraqitje vjen pas rekordit të ri të Beyonce me 11 nominime për “Grammy” këtë vit për albumin e saj “Cowboy Carter”, duke e çuar në 99 numrin total të nominimeve dhe duke e bërë atë artisten më të nominuar në historinë e “Grammy”.
Nëse fiton çmimin për albumin e vitit, Beyonce do të bëhet gruaja e parë zezake që arrin këtë në shekullin e 21-të, pas Lauryn Hill në 1999.
Ndeshja dhe performanca do të transmetohen më 25 dhjetor, në orën 4:30 pasdite ET.