Dy fëmijë në mesin e dhjetë të vrarëve në sulmin me raketa ruse në Sumy, thotë Ukraina

Dy fëmijë ishin në mesin e 10 personave të vrarë kur një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa një tjetër sulm raketor la pa energji qendrën administrative të rajonit.

Pesëdhjetë e pesë persona, përfshirë tetë fëmijë, u plagosën gjithashtu kur raketa ruse goditi ndërtesën nëntëkatëshe në qytet vonë të dielën, tha këshilli i qytetit të Sumy në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Mbrëmja e së dielës për qytetin e Sumy u bë ferr, një tragjedi që Rusia solli në tokën tonë”, tha Volodymyr Artyukh, kreu i administratës ushtarake Sumy në një postim në kanalin e mesazheve Telegram të administratës.

Administrata ushtarake tha se një tjetër raketë goditi infrastrukturën kritike, duke e lënë qytetin pa energji.Ekipet e shpëtimit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme vazhduan të punojnë në vendngjarje dhe psikologët po ofronin ndihmë për të prekurit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në Telegram.