Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prizren, dy të lënduar

Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në Prizren.

Ata pësuan lëndime të lehta trupore.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se motoçikleta ishte goditur nga një veturë.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka proceduar me rastin”, tha Bytyqi.