Franca fiton ndaj Italisë, Belgjika mposhtet nga Izraeli

Franca ka arritur të shënojë fitore ndaj Italisë në udhëtim, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-3 në stadiumin “San Siro”.

Golat për Francën i shënuan Rabiot (2’, 65’) dhe Vicario autogol (33’), kurse për Italinë realizoi Cambiaso (35’).

Me këtë fitore, Franca zë vendin e parë me 13 pikë, kurse Italia e dyta me po aq pike. 

Fitore ka arritur të shënojë edhe Izraeli ndaj Belgjikës me rezultat 1-0. /Zëri